Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Pamje nga brenda spitalit COVID4, mjekja: Janë 110 shtretër të lirë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes pamjet nga spitali COVID4 dhe shkruan se ai është gati për të pritur pacientët me COVID.

Kreu i qeverisë në një postim në mediat sociale shprehet se spitali është krejt ndryshe nga sa thuhet nga “ata që ëndrrërojnë katastrofën e nxisin ankth”.

MIRËMËNGJES  dhe me ***Pjesën e katërt të EKSKLUZIVES nga vija e zjarrit, brenda spitalit Covid4, ku mund të shihni gatishmërinë e sistemit tonë të mbrojtjes shëndetësore, që është krejt po krejt ndryshe nga çfarë ju thonë ata që ëndërrojnë katastrofën e nxisin ankth, pasiguri, frikë, duke ju siguruar se nuk do të jeni kurrë vetëm në këtë luftë, ju uroj një ditë të mbarë”, është ky reagimi i Ramës.

Ndërkohë në video shfaqet dhe mjekja Daniela Nika, zv.drejtore e QSUT, e cila tregon se struktura spitalore është gati dhe do të hapet nëse situata do të përkeqësohet.

Pamje nga brenda spitalit COVID4

Aktualisht kjo strukturë ka 110 shtretër. Është menduar që të kemi dhe një sallë mikro kirurgjie që mund të bëhen operacione të vogla për komplikacione të pacientët me COVID, po ashtu kemi menduar që të kemi dhe një grafi. Ka ashensor që mund të transportohen pacientët që janë në gjendje të rënduar”, shprehet Nika.  

Më tej zv.drejtorja e QSUT thotë se të gjitha pajisjet janë të reja dhe u përgjigjet akuzave të atyre që thonë se spitalet janë në kolaps dhe qeveria nuk ka marrë masa. Po ashtu mjekja tregon se stafi është gati, si me  mjek, infermier dhe të gjithë stafin ndihmës për një spital.

Më herët kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga brenda spitaleve të tjera COVID dhe ka thënë se ka shtretër të lirë dhe sistemi nuk është në kolaps.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...