Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Pamjet brenda Covid 2, drejtori i spitalit: Kemi 110 pacientë të shtruar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të tjera nga brenda spitalit “Shefqet Ndroqi” që shërben si spitali Covid 2.

Drejtori i këtij spitali, Perlat Kapisyzi, thotë se për pacientët e infektuar me koronavirus kujdeset një staf prej 470 punonjësish.

2/3 e pacientëve trajtohen me oksigjen, ndërsa thekson se janë 110 pacientë të infektuar të shtruar në këtë spital. Sipas tij, në Covid 2 janë të lirë edhe rreth 30 shtretër.

“Është një staf prej 470 punonjësish ku punojnë çdo ditë me ndërgjegjie dhe ajo që është më e rëndësishme, me zemër. Janë të sëmurë të cilët kërkojnë një përkujdes shumë më të madh se sa në kohën para Covidit. 2/3 e pacientëve të shtruar në spitalin tonë janë pacientë që mund të quhen pa frikë pacientë që kërkojnë oksigjeno-terapi. Të them të drejtën, as në ëndërr s’e kam menduar që do vijnë respiratorë të tillë, duke filluar që nga respiratorët donacion, ashtu dhe respiratorët të ardhur si rezultat i ndërhyrjes së qeverisë shqiptare. Aktualisht kemi rreth 110 të shtruar, pra janë edhe 30 shtretër të lirë të cilët mund të përdoren. Kanë ardhur jo vetëm respiratorë, por edhe monitorë. Pacientët monitorohen nga afër, sidomos pacientët e rëndë, në dhomat e zakonshme. Deri dje ne ishim mësuar që monitorin ta shikonim vetëm në ambientet e reanimacionit, tani ne monitori s’na bën më pështypje ta shohim në çdo dhomë ku pacientët janë në gjendje relativisht të rëndë”, thotë drejtori i spitalit Covid 2. 

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...