Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Pançev: Bullgaria nuk do të lejojë kurrë të keqpërdoret historia dhe identiteti bullgar

Sofje, 6 nëntor – Historiani dhe profesori i gjuhës shqipe në Bullgari, Anton Pançev pas problemeve të shkaktuara në raportin mes dy vendeve sa i përket pjesës së eurointegrimit dhe bllokadën bullgare të paralajmëruar për Maqedoninë e Veriut, shkruan se bullgaria nuk e mohon të drejtën e maqedonasve për komb, gjuhë e histori por nuk do të lejojë kurrë të keqpërdoret historia dhe identiteti bullgar.

“Tani, kur bëhet qartë se Bullgaria do ta përdorë të drejtën e saj për veto ndaj Maqedonisë së Veriut, nëse në orët e fundit pala maqedonase nuk do të tregojë ndonjë përparim të dukshëm, do të doja të sqaroj disa çështje. Bullgaria nuk e mohon të drejtën e maqedonasve të kenë kombin, gjuhën, historinë, identitetin e vetë. Por Bullgaria nuk do të lejojë kurrë të keqpërdoret historia dhe identiteti bullgar. Komisioni i përzier i ekspertëve, që i trajton çështjet historike, nuk punon fare, sepse përfaqësusit e Maqedonisë së Veriut e sabotojnë punën e tij dhe prezantojnë vetëm “përralla” në vend të argumenteve shkencore. Në këtë komision historianët maqedonas kanë dy rrugë – ose t’i pranojnë tezat shkencore bullgare, ose të mbështesin qëndrimet e tyre me dokumente dhe burime autentike. Nuk e bëjnë dot! Traktati i fqinjësisë së mirë përcakton shumë kushte që shkelen vazhdimisht nga pala maqedonase. Veç një shembull – sfletoni ndonjë gazetë maqedonase dhe do të shihni sa urrejtje kundrejt bullgarëve ka (në kundërshtim me nenin 11, p. 6 nga Traktati)”, shkruan kështu historian bullgar, Pançev.

Sipas tij, historia, proceset kulturore dhe etnike në Maqedoninë e Veriut nuk kanë qenë dhe nuk janë pjesë mekanike në ekzistimin e popullit dhe shtetit bullgar.

“Maqedonia e Veirut në parim është ndërtuar si projekt serbo-komunist mbi bazë antibullgare. Thjesht nuk mund të vazhdojmë kështu! Historia dhe proceset kulturore dhe etnike në trojet e Maqedonisë së Veriut nuk kanë qenë dhe nuk janë vetëm një pjesë mekanike në ekzistimin e Bullgarisë dhe të popullit bullgar, por kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pjesa më e rëndësishme në historinë dhe ideologjinë bullgare. Pra, Bullgaria tashmë nuk mund të lëshojë pe më, sepse çdo hezitim në këtë drejtim do të dëmtonte rëndë vetë historinë dhe kulturën e kombit bullgar. Kjo situatë kuptohet shumë mirë nga e tërë populli bullgar dhe i gjithë faktori politik është i bashkuar për mbrojtjen e qëndrimit tonë. Bullgaria posedon shumë instrumente legjitime dhe gjithmonë do të veprojë sipas së drejtës ndërkombëtare. Çdo mendim Juaji, në lidhje me këto çështje, është i mirëseardhur”, ka shkruar mes tjerave historian bullgar, Pançev.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...