Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Pandemia imponon Kuvendin të punon online

Shkup, 17 nëntor, zhurnal.mk – Izolimi, gjegjësisht infektimi me coronavirus të disa deputetëve të pushtetit, e ka lënë Kuvendin pa shumicë të thjeshtë prej 61 deputetësh. Përshkak të kësaj gjendje Kuvendi është “paralizuar” disa ditë dhe nuk ka mbajtur seancë plenare. Kjo ka hapur debatin për mundësinë që Kuvendi të punojnë online si zgjidhje e vetme gjatë kohës së pandemisë.

Ish kryparlamentari Stojan Andov në një prononcim për Zhurnal shprehet se zgjidhje e vetme që Parlamenti të jetë funksional është që të punohet online sepse ligjet nuk presin dhe se me parlament jofunksional pësojnë qytetarët e vendit.

“Patjetër që Parlamenti duhet të jetë funksional edhe në kohë pandemie. Duhet të punojnë online dhe të votohen ligjet, të ndryshohet rregullorja dhe të punohet. Ata deputet që janë të inektuar dhe janë në spital ose në kurim shtëpiak, pa marrë parasysh ata duhet të punojnë përmes kompjuterit online”, ka deklaruar për Zhurnal, ish kryeparlamentari, Stojan Andov.

Edhe analisti politik, Petar Arsovski për Zhurnal është decid se për momentin Parlamenti nuk ka opsion tjetër përvec se të punon online dhe për këtë duhet të krijohet kapacitet sa më shpejtë.

“Zgjidhja është shumë e thjeshtë. Patjetër duhet të bëhet kapacitet që Parlamenti të mund të punojë online. Pa bërë kapacitet që Parlamenti të punojë online, nëse është nga opozita apo pozita nuk është me rëndësi, gjatë gjithë kohës deri sa kemi pandemi dikush do të jetë i infektuar. Dhe deputetët duhet të bëjnë zgjidhje që Parlamenti të mund të punon online. Nëse do të izolohen në zyrat e tyre apo shtëpitë e tyre nuk është me rëndësi, nuk është çështja nëse Parlamenti do të punon online apo offline, ose do të punon online ose nuk do të punon”, deklaroi për Zhurnal, Petar Arsovski, analist.

Ndryshe, dje Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, parashtroi Propozim rregullore për plotësimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar.

“Duke e pasur parasysh gjendjen e sapoformuar të shkaktuar nga Koronavirusi KOVID-19, duke u nisur nga funksioni i garantuar me Kushtetutë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut si organ përfaqësues i qytetarëve dhe bartës i pushtetit ligjvënës të Republikës, i cili organizimin dhe funksionimin e vet e rregullon në pajtim me Kushtetutën dhe Rregullore, nevojitet që dispozitat e Rregullores së Kuvendit të harmonizohen me gjendjen e sapoformuar shëndetësore”, kumtoi shërbimi për shtyp i Kuvendit.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...