Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Pandemia në Turqi/ Mbi 400 mijë të prekur me COVID

Numri i të prekurve me koronavirus në Turqi ka shkuar në 404.894.

Vendi regjistroi 2.841 pacientë të tjerë me COVID-19, ndërsa 3.095 pacientë aktualisht janë në gjendje kritike.

Gjithsej 88 vdekje të tjera të lidhura me virusin u raportuan në vend gjatë 24 orëve të fundit, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 11.233.

Numri i të shëruarve u rrit me 2.181 gjatë së njëjtës periudhë, për të arritur në 346.794. Ndërkaq, 148.482 teste të reja për COVID-19 janë kryer në gjithë vendin, duke e çuar totalin në mbi 15,71 milionë.

Po ashtu, të dhënat e ministrisë treguan se 4,2 për qind e pacientëve këtë javë vuajnë nga pneumonia.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...