Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi

Pandemia u vë çelësin disa hoteleve në Ohër

Ohër, 7 nëntor – Dhjetëra hotele në bregun e Liqenit të Ohrit kanë vendosur çelës në dyert e tyre. Më të prekurit nga pandemia janë objektet e mëdha hotelierike në rajonin e Ohrit dhe Strugës, të cilët në pamundësi për të mbuluar shpenzimet e tyre, kanë mbyllur objektet dhe do të bëjnë pushim deri në sezonën e ardhshme, duke pritur që situata të përmirësohet.

Ndërkohë punonjësit e rregullt do të marrin subvencione nga shteti për pagat e tyre.

“Situata nuk ka qenë kurrë më keq se tash, kishim një sezonë të keqe por gjithsesi e quajtëm si sezonë të mesme dhe deri në dhjetor kishim rezervime të disa mysafirëve por me mbyllje të kufijve nuk mund të funksionojë. Mbyllja e objekteve të mëdha hotelierike është e nevojshme, sepse tek hotelet e mëdha vijnë mysafirë dhe zën apo nuk zën 5 dhoma nuk ka diferencë, ka shumë shpenzime. Është e pashmangshme të ato objekte të mbyllen” – tha Kryetari i HOTAM, Kërste Blazheski.

Hotelierët shpresojnë që të paktën në muajin mars të vitit të ardhshëm situata të stabilizohet, që ata të mund të hapin përsëri dyert për mysafirët.

“Shpresojmë që deri në fund të shkurtit dhe në fillim të marsit situata të përmirësohet dhe ne të hapemi përsëri për t’u përgatitur për sezonin 2021 për të cilin tashmë jemi duke nënshkruar kontrata. Shpresojmë të hapim kufijtë dhe të kthejmë mysafirët e dashur nga vendet evropiane” – u shpreh Bllazheski.

Hotelet e vogla do të punojnë me vetëm disa të punësuar, e disa prej tyre do të mbajnë hapur vetëm restorantet. Deri në fund të sezonit pritet që të ketë humbje prej milionash në sektorin e turizmit.

Postime të ngjashme

Po bisedohet për të drejtat e punëtorëve dhe pagën minimale

Z H

Sistemi efikas dhe transparent për financa publike është parakusht për rritjen ekonomike të çdo shteti

Z H

Vazhdojnë problemet për transportuesit në vendkalimin kufitar Evzoni

admin

Janë miratuar edhe 1,4 milionë euro për kërkesa nga linja e kredive pa interes

admin

Pa thirrje publike janë nënshkruar marrëveshje për furnizime publike në vlerë prej 11 milionë euro

Z H

Amvisëritë të marrin vauçerë për rrymë ose subvencionet t’i marrë drejtpërdrejtë furnizuesi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...