Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Paralajmërohet reforma për administratë moderne dhe efikase

Shkup, 6 shtator – Krijim të administratës publike efikase dhe profesionale, bazuar në dixhitalizimin intensiv, strukturë optimale, si dhe procese dhe teknika inovative, me qëllim të arritjes së shërbimit më të shpejtë, cilësisë më të mirë dhe barazisë në qasjen për të gjithë qytetarët dhe subjektet afariste, paralajmëron Qeveria në programin e saj të punës në periudhën 2020-2024.

Për ta arritur këtë, Qeveria merr përsipër të hapë një Qendër për shërbime në çdo qytet duke ndjekur shembullin e Shkupit, të prezantojë një Sistem elektronik për automatizimin e procedurave administrative në të gjitha organet e administratës shtetërore deri në vitin 2024, si dhe të bashkëpunojë me Masterkard për të mundësuar nënshkrimin e shpejtë dhe miratimin e kërkesave në komunikim me ndihmën e vetëm një telefoni celular.

Dixhitalizimi dhe inovacioni dallohen si reforma kryesore për administratën publike moderne dhe evropiane.

“E-Qeveria efektive siguron një gamë të gjerë përfitimesh, përfshirë efikasitetin më të madh dhe kursimet e Buxhetit, rritjen e transparencës dhe pjesëmarrjen më të madhe të qytetarëve dhe komunitetit të biznesit në bërjen e politikave”, thuhet në programin qeveritar për katër vitet e ardhshme.

Për të arritur të gjitha këto, Qeveria merr përsipër që:

· në vitin e parë të mandatit të ri, do të vendos një institucion qendror që do të jetë përgjegjës për koordinimin dhe zbatimin e procesit të dixhitalizimit në shoqëri, por edhe mbështetjen e plotë të IT për institucionet e administratës shtetërore;

· në fund të vitit 2020 do të përgatisë një Studim të Fizibilitetit për ndërtimin e një rrjeti optik kombëtar të transportit;

· për dy vjet, i gjithë komunikimi ndërmjet institucioneve dhe në kuadër të secilit institucion do të kryhet në mënyrë elektronike;

· deri në fund të vitit 2023 do të sigurohet mbulim i plotë i të paktën një qyteti me sinjal 5G, ndërsa deri në fund të mandatit, mbulim prej 70 përqindëve të korridoreve kryesore dhe rrjetit rrugor në vend.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...