Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Pardew: Dëm nëse Bullgaria bllokon Maqedoninë e Veriut, Sofja shkel traktatin e miqësisë

Shkup, 7 nëntor – Në reagimet e shumta të ekspertëve ndërkombëtarë – është dënuar veprimi i Bullgarisë për bllokimin e kuadrit të bisedimeve për fillimin e negociatave  për aderimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Diplomati i njohur amerikan, Xhejms Perdju, një ndër ndërmjetësit dhe garantuesit ndërkombëtarë të Marrëveshjes së Ohrit, më 2001, ka deklaruar për median bullgare se është i panevojshëm krijimi i armiqësive mes dy popujve. Instituti Ndërkombëtar i Studimeve Ballkanike, IFIMES, me seli në Lublanë, thotë se ‘është e paimagjinueshme që në shekullin XXI një vend anëtar i BE-së dhe NATO-s të kontestojë identitetin dhe gjuhën e popullit fqi maqedonas’.

Do të jetë dëm nëse Bullgaria e ndalë procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Kështu ka deklaruar  diplomati amerikan Xhejms Perdju, njëhës i mirë i rrethanave të dy dekadave të fundit në Ballkan:

‘E di se është tërheqëse që Bullgaria të tentojë të shfrytëzojë pozicionin e saj  të anëtarit të Bashkimit Evropian, ndërkohë që Maqedonia e Veriut po përpiqet të anëtarësohet në të, por nuk jam i sigurt nëse është e leverdishme të krijohet armiqësi midis qeverive dhe popujve të dy vendeve,’ – ka deklaruar Xhejms Perdju, ish-ambasador amerikan në Bullgari dhe ndërmjetës ndërkombëtar për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit.

Në një analizë për këtë kontest, Instituti Ndërkombëtar nga Lublana, IFIMES, shkruan për konfliktin e ashpër mes pozitës dhe opozitës bullgare, një rrethanë kjo ku eksportohen problemet kah Maqedonia fqinje e Veriut:

‘Autoritetet bullgare dëshirojnë që të ‘çertifikojnë’ identitetin e maqedonasve dhe gjuhën maqedonase, publikojnë të dhëna të pabesueshme se maqedonasit janë me prejardhje bullgare, kurse maqedonishtja është me rrënjë bullgare. Është e paimagjinueshme që në shekullin XXI, vendi anëtar i BE-së dhe NATO-s të mohojë identitetin dhe gjuhën e popullit fqi maqedonas,’ – thuhet në analizën e institutit slloven IFIMES.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikola Dimitrov, gjatë një paneli virtual të përkthyesve në Maqedoni iu është referuar këtë të shtunë vlerave evropiane për ruajtjen e laramanisë gjuhësore:

‘Konform politikave të Bashkimit Evriopian për barazinë gjuhësore dhe burimore, edhe gjuha maqedonase do të gëzojë statusin e gjuhës së barabartë dhe zyrtare të BE-së në momentin kur vendi ynë do të bëhet anëtar me të drejta të plota,’- ka deklaruar Dimitrov.

Kundërtimin bullgar  të miratimit të kornizës negociatore për Maqedoninë, dje në Bruksel, autoritetet në Shkup e kanë cilësuar si shkelje të Traktatit të Miqësisë, të firmosur me Bullgarinë, në vitin 2017.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...