Agjencia Zhurnal.KS
In memoriam Maqedoni

Partitë opozitare ngushëllojnë familjen Maliqi

Shkup, 1 dhjetor, zhurnal.mk – Partitë opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe VMRO-DPMNE kanë shprehur ngushëllime familjes Maliqi lidhur me vdekjen e veprimtarit të madh dhe filantropit Enver Maliqi i cili sot ndërroi jetë si pasojë e Covid-19, transmeton Zhurnal.

Nga VMRO-DPMNE thonë se në këto momente të rënda dhe dhimbje të madhe, shpresojmë të gjeni forcë për ngushëllim për vdekjen e veprimtarit dhe afaristit, Enver Maliqi.

“Grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit në Qytetin e Shkupit shprehin ngushëllimet më të sinqerta deri te Ju, te familja më e afërt, te kolegët, miqt, bashkëpunëtorët në Qytetin e Shkupit, te bashkëpartiakët dhe qytetarët e Shkupit”, tuhet në telegram ngushëllimin e VMRO-DPMNE-së.

Edhe nga Aleanca për Shqiptarët kanë shprehur ngushëllime familjes Maliqi. Nga atje thonë se Enver Maliqi do të mbahet mend sio një kontribues i madh në të gjitha proceset politike kombëtare.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta e afaristit, humanistit dhe Nënkryetarit të Qytetit të Shkupit z. Enver Maliqit. Enver Maliqi do mbahet mend si një afarist i suksesshëm, dhe kontribues i madh në të gjitha proceset politike dhe kombëtare. Ka mbështetur parezervë aktivitete të shumta kulturore -sportive dhe edukative, ai ishte aty me kompaninë e tij gjithmonë kur mungonte ndihma institucionale. Ngushllimet më të thella familjes së Enver Maliqit, bashkëpunëtorëve të tij Qytetit të Shkupit dhe të gjithë atyre që e njohën veprën e tij fisnike dhe shumëdimensionale”, thuhet në telegram ngushëllimin e Aleancës për Shqiptarët.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...