Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Partitë shqiptare reagojnë pas konfirmimit të aktakuzave për ish zyrtarët e lartë të UÇK-së

Shkup, 5 nëntor, zhurnal.mk – Pas konfirmimit të aktakuzës për Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe kryetarin e PDK-së. Kadri Veslin, kanë reaguar edhe partitë politike në Maqedoninë e Veriut.

Nga Aleanca për Shqiptarët për Zhurnal kanë theksuar se besojnë në pafajësinë e ish zyrtarëve të lartë të UÇK-së duke besuar që institucionet ndërkombëtare të drejtësisë do të jenë objektiv në punën e tyre.

“Ne besojmë në pafajsinë e ish zyrtarëve të lartë të UÇK, gjithashtu besojmë se institucionet ndërkombëtare të drejtësisë do të jenë, profesonal objektiv në punën e tyre, duke vendosur mbi pafajsinë e ish kreut të UÇK, të një ushtrie që kishtë përkrahjen e gjithë popullit dhe të Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë NATO”, ka deklaruar për Zhurnal, Flakron Bexheti, zëdhënës i ASH-së.

Nga ana tjetër, edhe kreu i AAA, Afrim Gashi shkruan se lufta për liri ka qenë dhe mbetet ideal që nuk mund të njolloset me asgjë.

“Lufta e drejtë çlirimtare e shqiptarëve të Kosovës, e organizuar nën emblemën e shenjtë të UÇK-së, përkundër sulmeve që nuk kanë reshtur tashmë 20 vjet mbi të, megjithatë ka qenë dhe mbetet tharmi i dashurisë shqiptare për liri si gjithë kombet e tjerë në botë.
Jam i sigurt se, ashtu si shumë sfida të tjera, edhe kjo e Gjykatës Speciale do të jetë një rrugë që do ta testojë se prirja jonë për liri ka qenë dhe mbetet ideal që nuk mund të njolloset me asgjë”, ka shkruar kreu i AAA, Afrim Gashi.

Ndërkaq, lidhur me aktakuzat ka reaguar edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Në Facobook-un e tij Ahmeti ka shkruar se edhe një jetë po ta kishte së bashku me shokët e tij, luftën do ta bënin përsëri. Ai shprehet i bindur se do të dëshmohet se lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ishte e drejtë.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë e kombit shqiptar për liri dhe vetëvendosje, por edhe për drejtësi dhe sundim të së drejtës, shoqëri demokratike dhe kohezive, të orientuar drejt vlerave euro-amerikane. Jam i bindur që shokët e mi, bashkëluftëtarët e mi, do ta dëshmojnë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe do të kthehen ngadhënjimtarë duke respektuar plotësisht sundimin e ligjit dhe drejtësinë vendore e ndërkombëtare. Unë e di se si unë, ashtu edhe shokët e mi, po ta kishim edhe një jetë, edhe një mundësi, edhe një kushtrim për të luftuar për liri dhe barazi, ne do ta bënim përsëri sepse besuam dhe besojmë në të drejtën e kombit tonë”, shkruan mes tjerash Ahmeti.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...