Agjencia Zhurnal.KS
Kuriozitete

Pas 14 djemve, më në fund çifti arrin që të sjell në jetë një vajzë

Të paktën në vendin tonë nuk janë të pakta familjet e mëdha, me shumë fëmijë, por të jenë të gjithë djem kjo ndodh rrallë.

Kishin 14 djem, ndërsa së fundmi ka ardhur në jetë edhe fëmija i 15, një vajzë. Është fjala për një familje në Miçigan.

Kateri dhe Jay Schwandt janë prindërit e kësaj familje të madhe ku dominojnë djemtë. Kateri dhe Jay mirëpritën të enjten e 5 nëntorit, vajzën e tyre të parë dhe fëmijën e tyre të 15, Maggie Jayne.

Ajo është motra e parë e vëllezërve Tyler, Zach, Dreë, Brandon, Tommy, Vinny, Calvan, Gabe, Wesley, Charlie, Luke, Tucker, Francisco dhe Finley. Familja e mrekullueshme është subjekt i shfaqjes TV 14 Outdoorsmen , i cili ndjek aventurat e tyre në aktivitete të jashtme si gjuetia, peshkimi dhe kampe.

Vëllezërit e foshnjës janë shprehur: “Sikur 2020 nuk mund të ishte më i çmendur! Ne jemi të bekuar që mirëpresim dhe shpallim lindjen e motrës sonë të vogël, Maggie Jayne. Ne jemi shumë të lumtur dhe më të gëzuar për të shtuar Megie Jayne në familjen tonë.

Ky vit ka qenë i paharrueshëm në shumë mënyra, për kaq shumë arsye, por Megi është dhurata më e madhe që mund të imagjinojmë.

Shumë urime për Kateri dhe Jay Schëandt për lindjen e vajzës së tyre të vogël!”

Postime të ngjashme

Zgjidhni një flutur dhe zbuloni anët e fshehura të personalitetit tuaj

S.B.

Nusja e bllokuar nga përmbytjet në Australi dërgohet me helikopter në dasmë

S.B.

Një “Rapunzel” në jetën reale, nuk i shkurtoi flokët për 17 vjet

admin

Ja si do të duket qyteti i parë në Mars!

admin

Inskenoi rrëmbimin për të mos shkuar në punë, nuk ia mori mendja se do t’i kushtojë shtrenjtë – policia në Arizona zbuloi të vërtetën

S.B.

Burri nuk arriti të hapte parashutën, instruktori e filmoi atë duke e shpëtuar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...