Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Pas humbjes së thellë kundër Valencias, Real Madridi e humb edhe Benzeman

Sikur humbja e thellë 4:1 kundër Valencias të mos i mjaftonte të dielën mbrëma, Real Madridi e ka marrë edhe një lajm tjetër dëshpërues pas ndeshjes.

Karim Benzema e ka pësuar një dëmtim muskulor, i cili nuk dihet se sa serioz mund të jetë, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi francez u detyrua ta lërë fushën në pjesën e dytë. Mariano Diaz e zuri vendin e tij dhe në atë kohë ishte e paqartë se çfarë e bëri atë të largohej.

Por pas ndeshjes u mësua se ai kishte ndier mbingarkesë muskulore.

Fati i mirë për Real Madridin është se lëndimi i tij vjen në një kohë kur skuadra do të pushojë dy javë për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Dy javë mund t’i mjaftojnë francezit të riaftësohet plotësisht nga një lëndim jo serioz muskulor.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...