Brenda 24 orëve të fundit sollën një rënie të numrit të rasteve në Gjermani.
Vendi regjistroi 15.332 infektime te reja dhe 154 vdekje brenda një dite, të dhëna këto të përcjella nga Instituti i Virologjisë Robert Koch e që përbëjnë një rënie të dukshme, krahasuar me shifrat e fundjavës. Të premten, Gjermania kishte regjistruar gati 21.500 raste të reja dhe të shtunën thuajse 23.400.
Berlini sakaq po e nxit BE-në të firmosë sa më shpejt një marrëveshje me firmën gjermane. BioNTech për të siguruar dozat vaksinës premtuese, të cilën ajo e ka krijuar së bashku me firmën amerikane Pfizer. Një ditë më parë, u njoftua se vaksina e tyre ishte 90% efikase/TCH.