Shkup, 16 nëntor, zhurnal.mk – Në lidhje me rastin e vdekjes së 41 vjeçares nga Shtipi, për të cilën u ankua e bija e saj, e cila akuzon mjekët që nuk u kujdesën sa duhet dhe nuk e infromuan për gjendjen e së ëmës, Ministri i Shëndetësisë thotë se po kryhet një inspektim në spitalin Infektiv të Shtipit.
“Ministria e Shëndetësisë informon opinionin se në lidhje me pacienten 41 vjeçare e cili vdiq në repartin infektiv në Spitalin Klinik Shtip, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor aktualisht po kryen një inspektim të jashtëzakonshëm për rastin konkret. Pas përfundimit të inspektimit të jashtëzakonshëm, qytetarët do të informohen në detaje”, thotë Filipçe.
Drejtori i Spitalit Klinik të Shtipit, Dr. Alen Georgijev, gjithashtu kërkoi që të përgatitet një raport i plotë për mënyrën e trajtimit të pacientit.