Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

PD dorëzon padinë për inceneratorin e Tiranës: Rama-Ahmetaj-Veliaj-Koka, grup kriminal

Partia Demokratike ka dorëzuar këtë të hënë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për inceneratorin e Tiranës. Padinë e kanë dorëzuar ish deputetët Çlirim Gjata e Jorida Tabaku.

Kallëzimi është bërë për veprat penale: “Shpërdorim detyre”, “Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, si dhe “Krijimin e grupit të strukturuar kriminal”, ndërsa kërkohet pezullimi i ushtrimit të detyrës publike ndaj këtyre personave.

Në dokument shihet se PD ka paditur për një sërë akuzash kryeministrin Rama, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, Ministrin Arben Ahmetaj, ish Ministrin e Mjedisit Lefter Koka si dhe dy prej sipërmarrësve që kanë fituar tenderat për koncesionet, Klodian Zoton e Mirel Mërtirin.

“Ka 3 vjet që bëhen denoncime të ndryshme në media, pse duhet të presë SPAK apo kushto tjetër, pse duhet të presë një denoncim formal. ka 3 vjet kjo, pse duhet të presë denoncimin tonë, denoncimet janë dytësore sa i përket procedurës, pse kur ndodh një vrasje, prokuroria do të presë familjen që të bëjë denoncim, apo e fillon kryesish, çfarë duhet të bëjë SPAK a mund të shkoj deri në QKR dhe të shikojë kur u krijua kompania që fitoi tenderin e inceneratorit? Ça kuptimi ka që qeveria e jep me koncesion, kur punën nuk e bën privati. 23 mln janë dhënë nga buxheti, por ai nuk ka bërë asgjë. E kemi trajtuar si grup të strukuturat kriminal, Lefter Kokën, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Ku shkojnë paratë, kush fshihet pas”, thanë përfaqësuesit e PD-së.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...