Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

PDK më afër përfshirjes në Qeverinë Hoti, kusht pozita e Presidentit

Pas zhvillimeve të fundit politike në vend e sidomos pas aktakuzave të para nga Gjykata Speciale, në vend po diskutohet përfshirja e mundshme e PDK-së në qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Por hyrja e PDK-së në koalicionin qeverisës nuk do të ndodh edhe pa ndonjë marrëveshje të madhe politike dhe ndarja e pozitave institucionale siç është pozita e presidentit të vendit, pasi që ish-presidenti Hashim Thaçi ditë më parë ka dhënë dorëheqje pas aktakuzës së ngritur nga Dhomat e Specializuara.

Imer Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se për PDK-në është krijuar një situatë e re, dhe se siç tha ai kësaj partie i mbetet të vlerësoj  situatën nëse është në interes të tyre apo jo që të bëhet pjesë e kësaj qeverie.

“Për PDK-në është një situatë e re e krijuar, edhe PDK ka qenë e vetëdijshme që kjo situatë do të ndodh. PDK-së i mbetet ta vlerësoj seriozisht situatën se a është interes i saj politik partiak që të bëhet pjesë e qeverisë apo thjesht të insistoj që të shkohet në zgjedhje, duke pasur parasysh që lideri i partisë është në Hagë, po ashtu dhe ish kryetari, personi me ndikim në PDK, Hashim Thaçi”, ka thënë Mushkolaj.

Ai po ashtu theksoi se PDK-ja nëse do të hyj në koalicion qeverisë do të hyj vetëm me një kusht, për postin e presidentit.

“Unë kam përshtypjen që PDK-ja është më afër që të përfshihet në Qeveri sidomos në këtë situatë të jashtëzakonisht të vështirë politike. Nuk besoj që PDK do të bëhej pjesë e qeverisë pa një marrëveshje për postin e presidentit…Tek e fundit pse do të hyj PDK-ja në qeveri për t’ia vazhduar qeverisjen kryeministrit Hoti, dhe të mos e marr presidentin? Besoj që arsyeja kryesore e PDK-së për të hyrë në qeveri do të jetë posti i presidentit”, u shpreh tutje ai.

Edhe analisti Artan Muhaxhiri ka thënë se koalicioni qeveritar është i qelqtë, prandaj siç tha ai përfshirja e PDK-së në të do të jetë e dobishme edhe për koalicionin, edhe për momentumin e tashëm të PDK-së.

“Aktakuzat e Gjykatës Speciale e kanë tronditur skenën politike në Kosovë për shkak të përmbajtjes së tyre, mënyrës së realizimit të arrestimeve dhe ndikimit afatgjatë që do ta kenë. Prandaj, një ndryshim i konfiguracionit të skenës politike është më se i logjikshëm si reagim shtetëror mbipartiak dhe mundësi për mobilizim transformues në kërkim të normalitetit. Koalicioni qeveritar është i qelqtë, prandaj përfshirja e PDK-së në të do të jetë e dobishme edhe për koalicionin, edhe për momentumin e tashëm të PDK-së”, potencoi ai.

Muhaxhiri tutje theksoi se hyrja e PDK-së në Qeverinë Hoti do të shërbejë si nismë e procesit të marrëveshjeve për zgjedhjen e presidentit dhe të planifikimeve orientuese për zgjedhjet e ardhshme.

“Mungesa e Kadri Veselit do të ketë ndikim të madh në funksionimin e partisë, prandaj PDK-së i duhet edhe një fillim i ri i përpjekjeve për stabilizim strukturor. Hyrja e PDK-së në Qeverinë Hoti do të shërbejë si nismë e procesit të marrëveshjeve për zgjedhjen e presidentit dhe të planifikimeve orientuese për zgjedhjet e ardhshme”, tha ai, duke shtuar se kësisoj do të mund të zvogëlohen edhe problemet e shpeshta të qeverisë për sigurimin e 61 votave në Kuvend.

Ndryshe, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, kohë më parë pati deklaruar se partia e tij ka hequr vijat e kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...