Athinë, 16 nëntor – Zhurnal.mk – Zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Pecas, lidhur me kushtet që i vendosi Bullgaria Maqedonisë së Veriut, tha se askush nuk mund të pengojë një vend anëtar të BE-së që të ngritë çështje të saja në procesin inkuadrues, duke shtuar se edhe Greqia gjatë negocaitave do të shqyrtojë dhe një herë nëse janë garantuar interesat greke, informon Zhurnal.
“Do të vazhdojmë të mbështesim perspektivën evropiane të rajonit, por askush nuk mund të pengojë një vend anëtar të BE-së të ngritë çështje të saja në procesin inkuadrues”, tha zëdhënësi i qeverisë greke.
Pecas shpreson se në fund do të hapet dera për perspektivë evropiane për vendet nga rajoni.
“Ne tradicionalisht kemi qenë për përforcimin e lidhjeve me vendet nga i gjithë rajoni dhe gjithsesi e kemi mbështetur perspektivën evropiane të vendeve nga Ballkani perëndimor dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Prej këtu, siç e dini edhe ne në të kaluarën kemi thënë se do të hapim dhe mbyllim kapitujt negociues në përputhje me interesat tona. Do të shohmi, në procesin integrues të garantojmë se janë përmbushur interesat greke. Në këto korniza, askush nuk mund të pengojë asnjë shtet anëtar të ngritë çështje të saja në proces. Shpresojmë se në fund të rrugës me të vërtetë do të hapet dera për perspektivë evropiane për këto vende”, tha Pecas.//Zhurnal.mk