Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Pendarovski: E di se shumë të rinj nuk janë të kënaqur me luftën ndaj korrupsionit dhe nepotizmit

Shkup, 10 nëntor, zhurnal.mk – Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, në konferencën e ndërkombëtare rinore me temë: “Vlerat evropiane për të ardhmen e vendeve të Evropës juglindore”, e cila për shkak të pandemisë është mbajtur online ka theksuar që shumë të rinjë nga vendi nuk janë të kënaqur me rezultatet ndaj luftës kundër korrupsionit.

“E di se shumë të rinj nga Maqedonia e Veriut nuk janë të kënaqur me rezultatet e arritura në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe nepotizmit ose me efektet e politikave ekonomike dhe arsimore”, u shpreh ai.

Pendarovski tha se pakënaqësia e të rinjve çdo herë është lajm i keq, pasi tregon se politikanët nuk arrijnë të ndërtojnë shoqëri përfshirëse, ekonomi rritëse dhe kulturë të dialogut.

“Njëkohësisht, derisa të rinjtë janë të pakënaqur, por janë të gatshëm të bëjnë diçka në lidhje me atë, ka shpresë për të gjithë ne”, tha Pendarovski.

Sipas tij, pandemia e ka përkeqësuar edhe më tej situatën.

“Në kushte të këtilla, por edhe në ato normale, politikanët duhet të gjejnë mënyrë që jo vetëm t’i dëgjojnë të rinjtë, por edhe t’i përfshijnë në krijimin e politikave dhe marrjen e vendimeve”, tha Pendarovski.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...