Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Pendarovski: Prodhimet mjeksore duhet të jenë në dispozicion për të gjithë

Shkup, 4 dhjetor, zhurnal.mk – Presidenti i Maqedonisë së Veriut në sesionin special të Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara tha se pandemia si rrezik sistemor kërkon përgjigje sistematike.

Ai tha se duhet bashkërisht të vazhdojmë të punojmë në krijimin e sistemeve të mira, të avancuara, llogaridhënëse që u shërbejnë qytetarëve.

“Pandemia e coronavirsit vazhdon të jetë rreziku më i madh për njerëzimin. Shumë familje humbën të afërmit e tyre, shumë bashkësi janë goditur seriozisht. Kjo krizë shëndetësore kapi edhe sektorët e tjerë të shoqërive tona, ekonomia përjetoi humbje të mëdha”, tha Pendarovski.

Sa i përket masave që janë ndërmarrë në Maqedoninë e Veriut, Pendarovski theksoi se në vend është shpallur gjendje krize në afat prej 30 ditësh me qëllim që t’i ndihmohet sistemit shëndetësor të shpëtojnë më shumë jetë njerëzish.

“Ky rrezik i madh gjithashtu paraqiti edhe mundësinë që vendet tona të demonstrojnë uniteti, solidaritet dhe bashkëpunim multilateral. Në emër të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, do t’ju falënderoja Kombeve të Bashkuara dhe OBSH-së për lidershipin e tyre në koordinimin e përpjekjeve glboale për parandalimin e coronavirusit. Gjithashtu jemi falënderues ndaj të gjitha vendeve dhe organizatave që na mbështetën me pajisje mjekësore, materiale dije dhe përvojë”, tha Pendarovski.

Presidenti vlerësoi se shumë sfida do të mbesin pas periudhës së coroanvirusit.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...