Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Pendarovski-Zadorozhnjuk: Avancimi i bashkëpunimit mes dy shteteve, sidomos në planin ekonomik

Shkup, 4 shtator – Avancimi i bashkëpunimit të përgjithshëm midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, veçanërisht në planin ekonomik, duke marrë parasysh potencialin që ofron marrëveshja e tregtisë së lirë midis dy vendeve, ishte një nga temat e bisedës midis presidentit Stevo Pendarovski dhe ambasadores së Ukrainës, Natalia Zadorozhnjuk.

Në takimin e sotëm, siç njoftoi kabineti i Pendarovskit, u diskutuan zhvillimet aktuale në të dyja vendet, në kontekstin e situatës me pandeminë KOVID-19, si dhe masat e marra për të kapërcyer pasojat në planin shëndetësor, ekonomik dhe social.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy vendeve, si dhe mbi potencialet për avancimin e tyre. Marrëdhëniet politike midis dy vendeve, u vlerësua në takim, karakterizohen nga një frymë miqësie, besimi, si dhe bashkëpunimi në disa fusha me interes të përbashkët.

Në takim, ambasadorja Zadorozhnjuk, presidentit Pendarovski ia dorëzoi një mesazh urimi nga presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë.

-Shkëlqësia Juaj!

Pranoni urimet e mia të sinqerta në emër të popullit të Ukrainës dhe në emrin tim personal me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Unë tradicionalisht i vlerësoj marrëdhëniet miqësore midis vendeve tona dhe jam mirënjohës për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Jam i bindur se përparësitë e përbashkëta të integrimit evropian dhe euro-atlantik janë një bazë e fortë për realizimin efektiv të potencialit ekzistues të bashkëpunimit tonë dypalësh.

Duke e shfrytëzuar këtë mundësi të këndshme, Ju, Shkëlqesia Juaj, ju uroj shëndet të mbarë dhe suksese në veprimtaritë e përgjegjshme shtetërore dhe popullit mik të Maqedonisë së Veriut – paqe dhe harmoni, shkruan Volodimirr Zelenski në mesazhin e tij urues për Pendarovskin.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...