Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Për 45 vjet si shofer nuk mori asnjë gjobë, policia nderon babanë e 12 fëmijëve

Në vitin 1975 Mal Allah Ibraheim Al Hammadi i Sharjah ka marrë lejen e drejtimit të makinës. Që prej atij momenti ai asnjëherë nuk ka bërë asnjë shkelje të trafikut dhe nuk ka marrë asnjë gjobë nga policia.

Ai është babai i 12 fëmijëve dhe së fundmi është nderuar nga Policia e Trafikut për korrektësinë dhe respektin që ka treguar.

Al Hammadi i tha se të gjithë djemtë dhe nipërit e tij që kanë leje drejtimi e kanë marrë atë si shembull pasi ata gjithashtu nuk kanë dënime nga policia e trafikut.

“Al Hammadi kurrë nuk ka vozitur me pakujdesi ose ka thyer ndonjë rregull. Sjellja e tij e shkëlqyeshme ka kontribuar në bërjen e rrugëve më të sigurta në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe është një dëshmi për shoferët e sjellshëm në vend”– ka thënë Ahmad Saeed Al Naour, Drejtori i Përgjithshëm i Operacioneve Qendrore të Policisë së Sharjah.

“Unë gjithmonë kam ndjekur rregullat e trafikut sepse siguria në rrugë është përparësia kryesore gjatë ngasjes. Të gjithë duhet të ndjekin rregulloret, qofshin ata këmbësorë apo shoferë”– ka thënë Al Hammadi.

Al Hammadi shprehu kënaqësinë e tij për marrjen e një çmimi nga policia. Ai e vlerësoi Policinë e Sharjah për këtë iniciativë të mirë. Ai tha se iniciativa të tilla promovojnë përhapjen e kulturës së respektimit të ligjeve të trafikut.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...