Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Për gjashtë muaj vazhdohen masat e përforcuara për mbrojtje nga emigrimi ilegal

Shkup, 6 tetor, zhurnal.mk – Kuvendi sot pasdite me 85 vota ‘për’, asnjë kundër dhe dy të përmbajtur e miratoi Propozim-vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të vendit për shkak të mbrojtjes nga emigrimi ilegal.

Me këtë vendim gjendja e krizës do të vazhdohet deri më 31 mars 2021 dhe se me këtë vendim do të menaxhohet me sfidat sa i përket emigrimit ilegal në kushte pandemie.

Kuvendi sot diskutoi edhe për nevojën e miratimit të Propozim-ligjit për marrje të huasë te BERZH.

Qeveria propozon që në procedurë të shkurtuar të miratohet ky Propozim-ligj dhe me miratimin e ligjit do të krijohen kushte për të nënshkruar marrëveshjen për huaj që do të siguronte 90 milionë euro.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...