Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Për hekurudhën drejt Bullgarisë për vitin 2021 janë projektuar 1.8 miliardë denarë

Shkup, 1 dhjetor, zhurnal.mk – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski pret që në tremujorin e parë të vitit të përzgjidhet kontraktuesi për dy pjesët e para të hekurudhës drejt Bullgarisë.

Ai thotë se ndërtimi i saj është në fokus të Qeverisë, ndërsa me buxhetin e Ministrisë së Transportit për vitin 2021 për këtë hekurudhë në Korridorin 8 janë projektuar 1,8 miliardë denarë.

“Vitin e ardhshëm do ta shpallim tenderin për ndërtimin e dy fazave, e para nga Kumanova deri në Bellanoc për pjesën e mbetur që ka mbetur e pa ndërtuar dhe për fazën e dytë nga Bellanoci deri në Kriva Pallankë. Procedura për përzgjedhjen e kontraktuesit për dy pjesët do të zhvillohet në një tender. Gjithashtu, do të vazhdojmë me mirëmbajtjen e infrastrukturës hekurudhore në Korridorin 10”, ka thënë Boçvarski.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, theksoi se do të jetë i kënaqur nëse në tremujorin e parë arrijnë të zgjedhin kontraktuesin e hekurudhës drejt bullgarisë, projekt i ndërlikuar tre fazat e të cilit kushtojnë rreth 600 milionë euro.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...