Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Për një javë regjistroi 1 milion raste, numri i të prekurve nga coronavirusi në SHBA u rrit në 11 milionë

SHBA-ja raportoi 133 mijë raste të reja nga coronavirusi të dielën, dita e 13-të radhazi që vendi regjistroi mbi 100 mijë të prekur.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, rreth 616 viktima u shënuan brenda 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi vdekjeprurës në SHBA, vlerësohet të jetë rritur mbi 11 milionë, derisa deri më tani ndërruan jetë rreth 246 mijë persona, bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins.

Vendi u përball së fundmi me rritje drastike të rasteve derisa vlerësohet që shifrat janë shumë më të larta se sa në valën e parë të pandemisë.

Për më shumë se një javë SHBA-ja regjistroi një milion të prekur nga sëmundja e COVID-19.

Lidhur me këtë rast, Michigan dhe Washington do të implementojnë masa kufizuese për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...