Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Përfundoi projekti Evoluim i standardeve për gjykim të drejtë

Shkup, 9 shtator – Zhurnal.mk – Gjykata Themelore Penale Shkup dhe Koalicioni i Shoqatave të qytetarëve – Të gjithë për gjykim të drejtë me sukses e përfunduan projektin “Evoluim i standardeve për gjykim të drejtë dhe qasje deri te drejtësia në lëndët gjyqësore për dhunë familjare dhe krim nga urrejtja” në pjesën e lëndëve gjyqësore të anonimizuara.

“Ueb faqja e gjykatës në pjesën e vendimeve gjyqësore është pasuruar për 1.622 gjykime të reja të cilat janë anonimizuar dhe publikuar falënderim i ekipit të pesë vullnetarëve të cilët pas trajnimit të kryer dhe deklaratave të nënshkruara për besueshmëri në pesë muajt e fundit kanë punuar si pjesë e Zyrës për marrëdhënie me opinionin të gjykatës dhe me përpjekjen e tyre kontribuuan për transparencë më të madhe dhe përgjegjësi të gjykatës dhe qasje deri te drejtësia në procedurat gjyqësore, ndërsa njëherit kishin mundësi të fitojnë përvojë praktike për punë me lëndët gjyqësore e cila shpresojmë se do të jetë në interes të karrierës së tyre të mëtutjeshme”, citohet në kumtesën e Gjykatës Themelore Penale Shkup.

Projekti “Evoluim i standardeve për gjykim të drejtë dhe qasje deri te drejtësia në lëndët gjyqësore për dhunë familjare nga urrejtja” është financuar me grant nga Mbretëria Suedeze përmes Agjencisë suedeze për zhvillim dhe bashkëpunim (SIDA) të ndarë përmes projektit “Mbështetje nordike për përparimin e Maqedonisë së Veriut”.

“Edhe krahas sfidave me të cilat u përballëm këtë vit, si rezultat i virusit Kovid-19, Gjykata Penale vazhdoi me përpjekjet për punë transparente, bashkëpunim me mediumet, shoqatat qytetare dhe organizatat ndërkombëtare në vend”, thonë nga gjykata.

Nga Gjykata Penale u bëjnë thirrje të gjitha organizatave të interesuara, shoqatave dhe para se gjithash studentëve të fakultetit juridik me idetë dhe projektet e tyre, ndërsa për të cilat gjykata mund t’u dalë në ndihmë, ta kontaktojnë Zyrën për marrëdhënie me opinionin.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...