Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Përgatitje për luftë/ Greqia kërkon të blejë avionat luftarak F-35 ‘Tmerrin e Ajrit’

Disa ditë pasi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zyrtarizojë furnizimin e flotës ajrore ushtarake me 18 avion të rinj Rafale nga Franca tani është drejtuar zyrtarisht Uashingtonit duke kërkuar blerjen e menjëhershme të avionëve të famshëm amerikanë F-35 .

“Vendimi për të hyrë (Greqi) në programin F-35 Joint Strike Fighter do të bazohet në një sërë faktorësh të tillë si programi i dorëzimit të luftëtarëve, plani i ripagimit, konfigurimi i avionit dhe një kombinim i mundshëm për të marrë një total prej 18- 24 avionë (të rinj ose të përdorur nga Forcat Ajrore të SHBA) “përmendet në Letrën e Shprehjes së Interesit të Ministrisë Greke të Mbrojtjes Kombëtare të datës 6 nëntor.

Drejtori i Përgjithshëm i Pajisjeve dhe Investimeve të Mbrojtjes, si personi përgjegjës i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare për promovimin e çështjeve që lidhen me pajisjet e mbrojtjes, fton zyrtarët përkatës amerikanë të vizitojnë Greqinë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që diskutimet mbi 18 deri në 24 avionë luftarakë F-35.

Greqia kërkon që të balancoj fuqinë ushtarake në krahasim me Turqinë , avionët  luftarak F-35 janë modeli më i përparuar dhe jo shumë shtete janë të pajisur në flotën e tyre ushtarake me avion të tillë.

Turqia ka bërë përparime në teknologjinë ushtarake të saj duke blerë sistemin mbrojtës S-400 nga Rusia dhe kjo shihet si një pengesë e madhe për forcat greke.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...