Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Përkrahje pa rezervë e Sllovenisë për fillimin e negociatave me Unionin

Shkup, 13 tetor, zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski sot në MPB ka pasur takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në vendin tonë, Milan Predan.

Në fokus të bisedave, krahas vlerësimit të përbashkët për bashkëpunimin e deritanishëm të shkëlqyeshëm cilësor dhe të afërt mes dy vendeve, në shumë sfera me interes të përbashkët kanë qenë edhe proceset rreth eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, respektivisht përkrahjen pa rezervë të Sllovenisë në drejtim të fillimit tonë së më të shpejtë të negociatave aderuese me Unionin.

Siç kumtoi MPB-ja, në këtë kontekst, ministri Spasovski e ka përshëndetur dhe u falënderua për përkrahjen e tillë të vazhdueshme të Sllovenisë në dekadat e kaluara, duke e potencuar edhe përkrahjen në pjesën e asociimit tonë të plotëfuqishëm përfundimtar në NATO.

“Në mënyrë shtesë, si dëshmi për partneritetin tonë të ndërsjellë dhe afërsinë, u apostrofua edhe ndihma dhe përkrahja që kemi rreth ballafaqimit me sukses, posaçësrisht në të a.q. valën e parë të pandemisë së shkaktuar nga Kovid-19”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Ministri Spasovski dhe ambasadori Predan e kanë potencuar edhe partneritetin në sferën e sigurisë, respektivisht në segmentin e zbatimit të ligjeve, para së gjithash mes resoreve për punë të brendshme të dy vendeve, posaçërisht me pjesëmarrjen e nëpunësve policorë sllovenë në operacionet e përbashkëta me kolegët nga Republika e Maqedonisë së Veriut për pengimin e migrimit ilegal dhe kontrollit më të madh të kufirit tonë jugor.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...