Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Përmbaruesi bllokon xhiro llogarinë e VMRO-DPMNE-së përshkak borxheve

Shkup, 30 nëntor – Zhurnal.mk – Përmbaruesi ka bllokuar xhiro llogarinë e VMRO-DPMNE-së përshkak borxheve të pa paguara lidhur me fotografitë e artit, gjegjësisht kornizat e vendosura në selinë e partisë. Shuma që duhet të paguhet ende mbetet e panjohur, ndërsa borxhi daton që nga udhëheqja e Gruevskit me këtë parti, informon Zhurnal.

Fotograiftë u vendosën pas ndërtimit të selisë së re partiake, e cila është e pajisur dhe dekoruar me shumë luks. Firma që ka bllokuar llogarinë deri tani nuk zbulohet nga partia. Nga atje vetëm e konfirmojnë informatën për borxhin dhe thonë se ky borxh është para disa viteve.

Në selinë e VMRO-DPMNE-së pas ndërtimit kishte rreth 270 fotografi. Motivet e fotografive janë nga mbledhimet partiake, ndërsa ka edhe të tilla ku janë fotografuar ish udhëheqësit e partisë. Figurat e Nikolla Gruevskit me bashkëshorten e tij Borkicën, Gordana Jankullovska, Zoran Stavrevski, Vllatko Gjorçev, Antonio Milloshoski, Trajko Veljanovski, Nikolla Todorov janë në disa pjesë të fotografive.

Pasuria e VMRO-DPMNE-së është gjithashtu e ngrirë nga Prokuroria, tanimë tre vite me radhë. Kjo përshkak rastit “Talir” e cila ka të bëjë me finansimin joligjor të VMRO-DPMNE-së nga viti 2009 deri në vitin 2015, ndërsa ka dyshime se janë keqpërdoruar 4,9 milion euro.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...