Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Përmbytje në Malajzi, evakuohen mijëra persona

Terengganu dhe Kelantan janë ndër shtetet më të goditura nga përmbytja.

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur kanë zhvendosur më shumë se 3.000 njerëz në Malajzi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terengganu dhe Kelantan janë ndër shtetet më të goditura nga përmbytjet.

“Deri sot në mëngjes, 2.802 persona nga 781 familje janë evakuuar”, tha Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive në Terengganu.

Departamenti i Ujitjes dhe Kullimit (DID) në Terengganu tha se uji i lumit Marang dhe lumit Nerus kanë tejkaluar nivelin e rrezikut përkatësisht 2.83 metra dhe 21.5 metra.

Ndërkohë, rreth 283 njerëz nga 75 familje janë evakuuar gjithashtu nga Kelantan.

Të gjithë të evakuuarit janë akomoduar në strehimore të përkohshme.

Përmbytjet kanë goditur edhe shtetet Pahang dhe Perak.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...