Autoritetet në Pekin publikuan objektivat për të kontrolluar dhe reduktuar përqendrimet më të larta të ndotësve të ajrit gjatë periudhës vjeshtë-dimër, përpjekja më e fundit e kryeqytetit kinez në luftën për të pasur ajër më të pastër, shkruan “Xinhua”.
Byroja e Ekologjisë dhe Mjedisit bëri të ditur se Pekini është zotuar të kufizojë përqendrimin mesatar të grimcave PM2.5 në jo më shumë se 45 mikrogram për metër kub dhe për të zvogëluar në një numrin e ditëve të ndotjes së rëndë nga tetori në dhjetor.
Nga janari deri në mars 2021, qyteti do të përpiqet të mbajë përqendrimin mesatar të grimcave PM2.5 brenda 54 mikrogramë për metër kub dhe numrin e ditëve të ndotjes së rëndë nën pesë. Pekini pritet të prezantojë 37 masa specifike për të adresuar gjerësisht problemin e ndotjes së ajrit këtë vjeshtë dhe dimër, duke u përqëndruar në fusha të tilla si energjia, industria, optimizmi i strukturës së transportit dhe reagimi ndaj emergjencave.
