Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Përsëri mbledhje e ambasadorëve në BE për zgjerim, por gjasat për negociata janë pothuajse 0

Shkup, 2 dhjetor – Zhurnal.mk – Ambasadorët e vendeve anëtare sot edhe njëherë do të takohen në prag të këshillit ministror të BE-së më 8 dhjetor që të harmonizojnë konkluzionet e tekstit, por shanset që Bullgaria të lëshojë pe deri më 8 dhjetor janë pothuajse 0, informon Zhurnal.

Situata ngelet tani për tani e pandryshuar në Bruksel lidhur me veton e Bullgarisë prë fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut, edhe përskaj përpjekjeve të fuqishme të të gjitha vendeve tjera anëtare.

Diplomatët në Këshillin e BE-së si dhe ministri gjerman për Europë, së fundmi qartë bëjnë me gisht drejt Sofjes për mos hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Për dallim nga bllokimet e mëpaërshme kur anëtaret e BE-së e kanë “mbrojtur” vendin që bllokon, duke thënë se “nuk është arritur konsesus në BE” për fillim të negociatave, këtë herë “fajtori” për bllokim haptazi akuzohen Sofja.

Përshkak këtij qëndrimi të fortë, pritet konkluzionet të mos përmbajnë datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, por përshëndetet “vendosmëria” e Maqedonisë së Veriut që të përparojë në reformat e BE-së.

“Këshilli e shqyrton kornizën negociuese në këtë moment me Maqedoninë e Veriut dhe pret të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejtë të jetë e mundur, në përputhje me konkluzionet të këshillit nga 25 marsi 2020”, kështu thotë teksti që ka të bëjë me negociatat me vendin.

Disa diplomatë në Bruksel ende nuk e kanë humbur gjithë shpresën se deri në fund të dhjetorit qeveria bullgare do të fillojë të zbutë qëndrimet.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...