Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

“Peshkatarët”, Prokuroria vazhdon hetimin

Shkup, 8 tetor, zhurnal.mk – Aksioni “Peshkatari” zgjeron veprimin edhe tek “peshqit” e mëdhenj. Nga detajet e reja lidhur me operacionin e djeshëm të Policisë Financiare mësohet se në ndjekje janë edhe funksionarë publik dhe ndërmjetësuesit e tyre, të cilët kanë pasur lidhje direkte me ujdisjen e tenderëve me firmat fiktive. Drejtori i Policisë Financiare Arafat Muharremi tha se aksioni vazhdon, dhe pret nga prokuroria të hetojë përfshirjen eventuale të funksionarëve.

“Në këtë rrjet tash për tash nuk arritëm për t’i zbuluar edhe ndërmjetësuesit se me cilët funksionarë shtetëror janë të lidhur. Mirëpo, në çdo kohë Prokurori ka qenë e informuar se për çfarë tenderësh është biseduar dhe besoj se në procesin hetimor prokurori do të marrë në pyetje edhe persona të cilët kanë qenë në pozita atëherë apo ende janë tash. Këto figura dhe skema që i shfrytëzojnë ndërmarrjet dhe institucionet shtetërore bashkë me ndërmjetësuesit do të vazhdojnë dhe ne jemi në ndjekje të tyre- deklaroi Arafat Muharremi, Drejtori i Policisë Financiare.

Kjo drejtori ndaloi 20 persona fizik, prej të cilëve bankierë, kontabilistë dhe biznesmenë të 15 firmave, gjysma e të cilave fiktive. Gjatë transaksioneve bankare që përmes faturave fiktive kanë nënkontraktuar persona për të arritur te “keshi” iu kanë rënë në gjurmë Policia Financiare, e cila zbulon edhe skemën e vjedhjes së buxhetit. Të dyshuarit kanë ujdisur tenderët publik në periudhën 2015-2017 me Qytetin e Shkupit, Komunën e Tetovës, të Gostivarit dhe NP “Pyjet e Maqedonisë” në mënyrë që kompanitë fituese të tenderëve janë detyruar t’u japin porositësve 20% para të gatshme. Për Ministrinë e Brendshëm, hetimi duhet të fokusohet te personat që janë pjesë e institucioneve.

“Nuk ka peshq të vegjël apo të mëdhenj, ka kriminelë apo jo kriminelë. Por, më së tepërmi duhet t’u kushtojmë vëmendje korrupsionit të lartë, atyre personave që janë të përfshirë në institucionet e sistemit dhe që praktikisht udhëheqin me këta të ashtuquajtur peshq të vegjël. Hetimi i djeshëm zbuloi firma që për 1 milion euro kanë dëmtuar buxhetin e shtetit- pohoi Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Nuk përjashtohet mundësia që të merren në bisedë informative edhe funksionarë komunal nga Tetova, Gostivari dhe Shkupi. Në periudhën që u konstatua dëmtimi i buxhetit të shtetit mbi 1 milion euro, në krye të dy komunave ishin funksionarë të BDI-së, Teuta Arifi dhe Nevzat Bejta, si dhe nga radhët e VMRO DPMNE-së në Shkup, Koce Trajanovski. Në Qytetin e Shkupit, ndër të dyshuarat është kompania që ka realizuar tenderin e pallmave.

Nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion thonë se procedura para hetimore vazhdon edhe pse mbrëmë hapi hetim për 13 prej të arrestuarve me dyshimin për veprën penale Evazion Fiskal dhe Shpërdorimi i pozitës zyrtar. Personat juridik Martoni nga Tetova dhe 3 nga Shkupi Gold, Diamond dhe Vaib Elektronik kanë bërë 96 fatura fiktive kinse iu kanë larë borxhet firmave të sajuara si Asking, Delotronik, Alding etj, në mënyrë që prej këtyre të fundit kanë nxjerr paratë, pa arritur ti arsyetojnë me punën për çka edhe kanë marr tenderë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...