Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Pfizer: Deri në fund të vitit 2021 më shumë doza vaksine, sesa kemi nevojë

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla, ka deklaruar se është i bindur që deri në fund të vitit 2021 do të ketë më shumë doza të vaksinës kundër coronavirusit, se sa do të jetë e nevojshme në luftën kundër pandemisë.

“Jam i bindur që deri në fund të vitit 2021, do të ketë më shumë vaksina sesa do të kemi nevojë. Po bëjmë gjithçka që të rrisim kapacitetet prodhuese, por problemi qëndron se ato duhet t’i rrisim muajve të ardhshëm”, ka shtuar Burla.

Ndërkohë ai ka theksuar se është e rëndësishme që qeveritë të mos i lehtësojnë masat mbrojtëse.
“Është e rëndësishme që vaksinën ta përdorim si një mjet”, ka thënë ndër tjera drejtori ekzekutiv i cili shtoi se pa dyshim se do të jetë më efikase dhe me një efekt afatgjatë.

“Koha kur do t’i kthehemi normalitetit nuk është larg, por sigurisht se tani nuk është”, shtoi Bourla, shkruan tg.

Kujtojmë që Pfizer gjatë muajit të kaluar bëri të ditur se vaksina e tyre është efikase rreth 95 përqind. Në anën tjetër Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që ka miratuar përdorimin e vaksinës kundër coronavirusi nga kompanitë Pfizer dhe BioNtech./BW

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...