Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Pipero e ‘dredh’ sërish: Maska duhet mbajtur edhe në ambiente të hapura

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero sqaroi në Open deklaratën e tij se maska nuk duhet mbajtur në ambientet jashtë.

Maskat në ambiente të hapura jo e domosdoshme? Pipero tha se maska duhet pasi nuk mund të ndalojmë kontaktin me të tjerët.

“Në këtë pandemi shumë nga ne, për arsye të njohurive të shtuara dhe të kufizuara si fillim, kanë ndryshuar mendim, por qëndrimi im është dhe do mbetet i njëjtë. Përdorimi i maskave apo masave të tjera që kufizojnë përhapjen e virusit është i mirëpritur. Jam i pari që kam deklaruar se maska duhet të jetë ligjërim detyror, dhe po atë ditë kam thënë jam kundër mbajtjes së saj në mjedise të hapura. Nga sot po dal kundër vetes, dhe them se duhet dhe në mjedise të hapura sepse mbron dhe shton refleksin e mbajtjes”, tha Pipero.

Pipero kërkoi që të analizohet efikasiteti i këtij vendimi. “Qëndrimi im në raport me efikasitetin nuk ka ndryshuar, në raport me nevojën, po, ka ndryshuar. Unë jam qytetar dhe respektoj normat e këtij vendi. Si mjek them se maska duhet edhe në ambiente të jashtme, jo për mode, por për të na mbrojtur.”

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...