Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Pipero: Mbyllja nuk është zgjidhje, të merren masa për baret e restorantet

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero nuk e mbështet mbylljen si një zgjidhje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ai thotë se mbyllja duhet të shmanget sa më shumë të jetë e mundur, por është pro masave kufizuese. Pipero rekomandoi gjatë intervistës për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus” se këto masa duhet të përfshijnë baret e restorantet.

“Zgjidhja nuk janë vetëm spitalet. Zgjidhja kryesore janë masat parandaluese që duhet të veprohet edhe me veprime apo masa të tjera kufizuese, para se të shikojmë masat e mbylljes. Unë nuk do të rekomandoja një mbyllje të dytë. Mbyllja nuk është zgjidhje. Është një zgjedhje ekstreme, duhet të jetë sa më e shkurtër nëse ndodh. Unë as një mbyllje të shkurtër nuk do ta rekomandoja. Por ne duhet të marrim masa kufizuese sa më të shpejta, veçanërisht sa ju takon lokaleve, veçanërisht atyre të natës, restoranteve pas orës 8. Rekomandoj dhe kërkoj që të mbyllen. Baret e lokalet të kufizojnë numrin e karrigeve ose t’i heqin fare. Njerëzit të shkojnë për të pirë kafe dhe të ikin, të mos grumbullohen brenda. Njerëzit të mbajnë maska jashtë dhe brenda. Maska është mjeti kryesor për të parandaluar përhapjen e pandemisë.”

Pipero theksoi se shtimi i rasteve ditët e fundit ishte i pritshëm. Ai pranoi se kjo gjë ka ngarkuar edhe më shumë spitalet COVID. Sipas Pëllumb Piperos, 10-15% e rasteve kërkojnë hospitalizim.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...