Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Plagoset i moshuari me Covid, i shpërthen bombola e oksigjenit në banesë

Një bombol oksigjeni e përdorur nga një 72-vjeçar i cili trajtohej në kushte shtëpie për Covid-19 ka plasur mbrëmjen e të dielës, duke plagosur të moshuarin.

Ai është dërguar dhe ndodhet aktualisht në Spital për mjekim më të specializuar.

Ngjarja   ka ndodhur rreth orës 20:30 në një banesë pranë bulevardit “Bajram Curri”, në zonën e Brrylit, ku pas shpërthimit kanë shkuar edhe punonjës të zjarrfikëses dhe ato të Policisë, raportom Syri.net.

Burime thanë se nga shpërthimi nuk pati të lënduar të tjerë, ndërsa dyshohet se familjarët duke u përpjekur të kurojnë të afërmin e tyre në kushte shtëpie, kanë marr një bombol oksigjeni.

Përdorimi i bombolave të oksigjenit në banesa për kurimin e Covid-19 duket se është bërë problem. Disa javë më parë edhe Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim për shitjet e tyre online, pas kallëzimit të dy vëllezërve që kishin trajtuar babanë me oksigjen në kushte shtëpie, më pas ai kishte humbur jetën.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...