Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Policia arreston kërcënuesen e Gazmend Muhaxherit

Prishtinë, 16 nëntor, zhurnal-ks – Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ishte kërcënuar gjatë ditës së djeshme, përmes rrjeteve sociale. Por policia ka njoftuar se tashmë është arrestuar një femër e dyshimtë, lidhur me këtë rast.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi deklaroi se pas veprimeve hetimore që ka ndërmarrë policia një person (gjinia femër) është identifikuar më pas arrestuar dhe intervistuar në Stacionin Policor të Pejës.

Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, personi në fjalë më pas është liruar.

Gashi shtoi se rasti është cilësuar si ‘Kanosje’ teksa janë duke u zhvilluar hetimet edhe për një të dyshuar tjetër, që është në kërkim të policisë.

Ndryshe i pari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dje mori dy kërcënime të njëpasnjëshme.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...