Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Policia po procedon ankesat e yllit të filmit “Toka e Mjaltë”, Hatixhe Muratova

Sv.Nikolla, 11 shtator – Nëpunësit policorë të Shën Nikollës për momentin janë duke e proceduar denoncimin telefonik të 56-vjeçares, Atixhe Muratova, heroinës kryesore të filmit dokumentar “Toka e Mjaltë”, e cila ka reaguar se fqinji po e shqetëson dhe kërcënon.

Zëdhënësja e SPB – Shtip, Gordana Panajotova thotë se pasi nëpunësit policorë ta përcaktojnë gjendjen faktike midis 56-vjeçares Atixhe Muratova dhe fqinjit të saj opinioni do të informohet. Ndryshe Panajotova thotë se në Stacionin policor në Shën Nikollë ankesë nga 56-vjeçarja Muratova është evidentuar edhe më 7 qershor.

“Më 7 qershor në Stacionin Policor në Shën Nikollë në orën 10.20 nga 56-vjeçarja A.M. nga fshati Bekirliu, Komuna e Llozovës, është denoncuar se po e shqetëson 50-vjeçari H.S. ndërsa nga nëpunësit policorë menjëherë është vepruar dhe në orën 11.30 në fshatin Dofurliu, Komuna e Llozovës H.S. është paralajmëruar me shkrim sipas rregullave”, thotë Panajotova.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...