Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

“Politiko”: Taktikat bullgare ndoshta funksionojnë në nëntokën e Sofjes, por jo edhe në BE

Bruksel, 9 nëntor, zhurnal.mk – Dilomatët në BE janë të frustruar nga sjellja e Bullgarisë e cila po frenon një agjendë shumë të rëndësishme me problem tërësisht shtëpiak që do të ishte më së miri të zgjidhej në mënyrë bilaterale me Maqedoninë e Veriut, shkruan “Politiko” nga Brukseli, transmeton Zhrunal.

“Taktikat bullgare mund të funksionojnë në zgjidhjen e problemeve në nëntokën e Sofjes, por si duket janë totalisht jo të përshtatshme në nivel të BE-së”, ka deklaruar një diplomat i BE-së për “Plejbuk”.

Sipas “Politiko”, nëse Bullgaria, e izoluar ashtu siç është, vazhdon me qëndrimin e saj të pakomromis, do ta humbë gjithë atë vullnet të mirë që ndoshta e ka pasur mes shteteve anëtare.

Pastaj kujtohet se Ministria e Jashtme bullgare insiston në qëndrimin se zgjidhja e tanishme “nuk i kënaqë garancat ligjore që i kërkon Bullgaria”.

“Politiko” gjithashtu kujton se Bullgaria e ka informouar Komisionin Evropian se “nuk mund ta pranon kornizën e propozuar negociuese për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut. Kjo, siç thuhet e cënon qëllimin e kryesimit gjerman me BE-në për fillimin e negociatave këtë vit.

“Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë kontest rreth historisë dhe gjuhës, pas së cilës Sofja kërkon që Shkupi të pranon se shteti dhe gjuha e tyre kanë prejardhje bullgare, dhe i hedhë poshtë pohimet se ekziston pakicë maqedonase në Bullgari”, shkruan portali.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...