Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Politologu bullgar: Në Hagë duhet të jenë Aleksandar Vuçiq e Ivica Daçiq

Kosova nuk duhet të gjykohet për krimet e luftës, është̈ Serbia ajo që duhet të jap llogari për gjenocidin e kryer në Kosovë. Në fund të fundit, Thaçi, Veseli dhe udhëheqësit e tjerë̈ të UÇK-së, do të lirohen, do të vërtetohet drejtësia.

Kështu thotë në një intervistë për KosovaPress politologu bullgar Anton Panchev.

Sipas tij, kjo është një padrejtësi që po i bëhet luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kritika ka adresuar për bashkësinë ndërkombëtare për qasjen e këtyre të fundit karshi Kosovës dhe Serbisë.

Kritika ka adresuar për bashkësinë ndërkombëtare për qasjen e këtyre të fundit karshi Kosovës dhe Serbisë. Për këtë kërkon që t’i bëhet më shumë presion Serbisë, në mënyrë që të jap llogari për krimet e kryera në Kosovë.

Albanologu dhe politologu bullgar, Anton Panchev për KP i quan të rënda ngjarjet e fundit në Kosovë, nga Specialja.

“Janë ngjarje të rënda, i kemi pritur për fat të keq. Por duhet të themi se ne në Bullgari e dimë të vërtetën. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë kundër shqiptarëve të Kosovës, edhe në vitet 90-ta, në fund të dekadës së kaluar, por edhe gjatë shekullit XX. Në pranverën e vitit 1999, pikërisht burime bullgare kishin zbuluar planin serb për spastrimin e shqiptarëve të Kosovës, për gjenocidin mbi ta. Këto ngjarje janë të rënda dhe duhet të themi se tani për tani, Beogradi ka një̈ lloj suksesi me propagandën e tij kundër shqiptarëve”, thotë ai.

Tutje, Panchev thotë se në Hagë duhet të jenë udhëheqësit e Serbisë, të cilët dikur ishin persona të afërt me kasapin e Ballkanit, Slobodan Millosheviq.

“Unë nuk mund të kuptoj politikën e faktorit ndërkombëtar ndaj Serbisë, ndaj Kosovës pra, sepse ne dimë mirë se e drejta historike i takon shqiptarëve. Serbia ka bërë shumë krime dhe asaj duhet t’i bëhet presion që të njoh shtetin e Kosovës, që të njoh sovranitetin e shtetit të Kosovës, sepse nuk mund të rrezikohet stabiliteti i Kosovës. Kisha serbe në Kosovë ka shumë të drejta, tepër të drejta, dhe mund të kërkohet vetëm një gjë nga faktori ndërkombëtar, që Serbia të njohë Kosovën, të kërkohet falje për gjenocidin kundër shqiptarëve dhe në Hagë, në Tribunalin për krimet e luftës duhet të jenë udhëheqësit e Serbisë nga koha e Millosheviqit, që prapë qeverisin në Beograd. Është me të vërtetë një situatë absurde sepse në Hagë do të duhej të ishte Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq, e disa kriminelë të tjerë nga koha e Millosheviqit”, thotë ai.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...