Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Pompeo me rastin e ditës së pavarësisë: Urime për antarësimin në NATO, SHBA mbetet aleat i fuqishëm i RMV

Shkup, 8 shtator, zhurnal.mk – Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo në emër të qeverisë dhe popullit amerikan, ka adresuar urime me rastin e ditës së pavarësisë, transmeton Zhurnal.

“Këtë vit i urojmë Maqedonisë së Veriut që u bë anëtare e 30 e NATO-së dhe e përshëndesim përkushtimin e vendit për paqe rajonale dhe globale dhe siguri, që reflektohet përmes kësaj arritje të madhe. Ne jemi të inkurajuar nga përparimi që keni arritur në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe do të vazhdojmë ti mbështesim përpjekjet e juaja për arritjen e integrimit evropian. Zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut ishin të qeta dhe të suksesshme në kushte të jashtëzakonshme dhe ne e vlersojmë përcaktimin tuaj drejt idealeve demokratike, transparencën dhe sundimin e fuqishëm të së drejtës. Arritjet e juaja do të ndihmojnë në rrumbullaksimin e drejtimit të ardhshëm në të cilën po ecë rajoni i Ballkanit Perendimorë”, thuhet në urimin që e publikoi State Departamenti amerikan në ueb faqen e tyre.

Ai për fund thotë se SHBA mbetet aleatë i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...