Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Pragu i pensionimit, 64 vjet për të gjithë?

Shkup, 10 nentor – Pensionim i detyruar në moshën 64 vjeçare dhe me të paktën 15 vjet stazh pune. Me propozim-ndryshimet e fundit ligjore, pushteti synon të hapë mundësi të reja punësimi për të rinjtë. Për shkak të mungesës së kuadrove në profesionet deficitare dhe funksionim pa pengesa të sektorëve të caktuar, pushteti ka paraparë përjashtime.

“Përjashtim nga rregulli për pensionim në 64 vjet dhe 15 vite stazh do të ketë në shëndetësi dhe në arsimin e lartë ku stazhi i punës do të mund të vazhdohet vit pas viti, e shumta deri në moshën 67 vjeçare- deklaroi Jovan Mitrevski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM.

Personat të cilët tashmë kanë përmbushur kriteret për pensionim dhe të cilët deri më 31 gusht të këtij viti kanë bërë kërkesë për vazhdimin e stazhit të punës, kjo do t’u mundësohet.

“Bashkë me propozim-ndryshimet në ligjin për marrëdhënie pune, i dorëzojmë edhe propozim-ndryshimet në ligjin për nëpunës administrativ, me të cilin do të kapen tërësisht të punësuarit edhe në sektorin publik, edhe në atë privat- pohoi Jovan Mitrevski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM.
Propozim-ndryshimet janë lëshuar me procedurë të rregullt dhe pushteti vlerëson se ndërkohë do të arrijnë të definojnë edhe aspekte të tjera për të cilat aktualisht kanë dilema. Opozitarja VMRO-DPMNE nuk deshi të komentojë, duke thënë se sapo kanë pranuar matrialin dhe duhet ta shqyrtojnë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...