Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Presidenti Erdogan i drejtohet me tone të ashpra BE-së: Fundin tuaj do ta sjellin tensionet në Mesdhe

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, ka refuzuar të tërhiqet, pavarisht nga kërcënimet që ka marrë, ai ka folur më tone të ashpra për Bashkimin Evropian dhe i ka kërkuar qe të tërhiqet nga politika e njëanshme. Gjithashtu Erdogan ka thënë se tensioni në Mesdhe do të sjellë fundin e BE-së, që më parë është goditur edhe nga Britania e Madhe.

“Paqja në Mesdheun Lindor kalon përmes njohjes së të drejtave të Turqisë dhe Qipros Veriore. Ne do të vijojmë në rrugën tonë dhe nuk do të pranojmë asnjë kërcënim. Bashkimi Europian duhet të heqë dorë nga politika e njëanshme dhe standardet e dyfishta më vendin tonë. Përndryshe, tensioni në Mesdhe do të sjellë fundin e BE-së që nuk është më një bashkim vlerash. Unioni u godit nga largimi i Britanisë së Madhe dhe tashmë po përpëlitet,“- ka thënë Erdogan.

Ndërkohë ditën e sotme Turqia ka zbuluar edhe 85 miliardë m3 gaz në Detin e Zi të gjetura nga anija Fatih. Ndërsa pak ditë më parë është dërguar për kërkime në kufi me Greqinë anija “Oruç Reis”.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...