Presidenti i përkohshëm i Perusë ka dhënë dorëheqjen, një ditë pasi dy persona vdiqën gjatë protestave kundër qeverisë së tij.
Manuel Merino, ish-kryetari i Kongresit, kishte qenë në detyrë më pak se një javë.
Ai zëvendësoi presidentin Martín Vizcarra, i cili të hënën e kaluar u largua nga posti në një procedurë fajësimi për pretendimet për ryshfet të cilat ai i mohon.
Politikanët kishin kërkuar dorëheqjen e Merinos pas demonstratave të dhunshme kundër tij, raporton BBC.
12 ministra nga kabineti i tij i emëruar së fundmi dhanë dorëheqje më herët të dielën në protestën kundër brutalitetit të policisë dhe trajtimit të tij të krizës.
Kongresi dështoi të pranonte një zëvendësim për Merinon kur mbajti takim të dielën, duke refuzuar një ekip të udhëhequr nga Rocío Silva Santisteban, një shkrimtar dhe ish -aktivist i të drejtave të njeriut.