Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Procedurat e stërzgjatura rrezikojnë ndihmat për kompanitë

Shkup, 9 nëntor, zhurnal.mk – Afati i fundit për ndërmarrjet për të aplikuar për ndihmë financiare për pagën e tetorit skadon nesër, ndërsa ligji nuk ka hyrë ende në fuqi. Institucionet gjatë gjithë ditës i janë shmangur fajit përse Ligji nuk është shpallur në Gazetën Zyrtare. Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike thonë se për aq kohë sa nuk publikohet ligji, punëdhënësit nuk do të kenë qasje në formularin e aplikimit, me çka nuk mund as të kërkojnë ndihmë shtetërore.

Drejtoria e të Ardhurave Publike

“Ligji për Mbështetjen Financiare për Pagesën e Pagave të Punëtorëve ende nuk është shpallur në Gazetën Zyrtare të RMV-së, dhe si rrjedhojë nuk janë shpallur as rregulloret mbi këto ligje në të cilat përcaktohet forma dhe dukja e formularëve.”

Ky Ligji u miratua nga deputetët të premten e kaluar. Nga Gazeta Zyrtare thanë se Ligji nuk është dorëzuar ende në mënyrë që ata të mund ta shpallin. Shërbimet e Kuvendit konfirmuan se Ligji nuk është dërguar sepse është përgatitur teknikisht, pas çka do të dorëzohet në Gazetën Zyrtare gjatë ditës.

Por sot, zëdhënësi i LSDM-së dhe deputeti Kostadin Kostadinov theksoi angazhimin e qeverisë ndaj kompanive dhe qytetarëve për të kapërcyer më shpejt krizën, megjithëse punëdhënësit do të kenë vetëm një ditë për të aplikuar për të marrë ndihmë shtetërore në formën e pagës së tetorit për punonjësit e tyre.

“Sigurojmë ndihmë të fortë për ekonominë, por gjithashtu për qytetarët e prekur rëndë nga kriza. 70 milion euro kanë për qëllim të mbështesin 83 mijë vende pune dhe të subvencionojnë një total prej 250 mijë paga për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor”, deklaroi Kostadin Kostadinov – Zëdhënës i LSDM.

Deri në fillimin e edicionit të lajmeve, nga Qeveria nuk na dhanë përgjigje se si do ta zgjidhnin problemin me afatin e shkurtër për të aplikuar për ndihmë shtetërore.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...