Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Prokuroria ngritë akuzë edhe ndaj Jeton Luzhës për vrasjen e Sazdovskit

Prokuroria Themelore Publike sot ka ngritur aktakuzë kundër 21 vjeçarit Jeton Luzha nga Shkupi për vrasjen e Nikolla Sazdovskit, informon Zhurnal.

I akuzuari siç njoftojnë nga atje, së bashku me dy persona tjerë për të cilët është sjellë aktvendim, më 29.6.2018 në mënyrë mizore e kanë privuar nga jeta viktimtëm Nikolla Sazdovski.

“Ata i janë afruar të dëmtuarit në stacionin e autobusit në bulevarin “Aleksandar Makedonski” dhe i kanë kërkuar letër njoftim. Kur i dëmtuari u’a ka treguar letërnjoftimin, ata i kanë thënë “A ti je ai Nikolla Sazdovski i quajtur Sazdo”, me çka të tre kanë filluar me grushta ta godasin në kokë dhe gjoks.

Nga forca e goditjeve, i ndjeri ka humbur barazpeshën dhe ka rënë në trotuar me çka të njejtit kanë vazhduar ta godasin me shqelma në kokë dhe gjoks. Nga goditjet, Sazdovski ka rënë në komë, dhe si rezultat i lëndimeve ka ndëruar jetë më 9.7.2018 në repartin e anestezionit në Traumatologji”, kumtojnë nga Prokuroria.

Me aktakuzën, prokurori ka dorëzuar dhe propozim për vazhdimin e paraburgimit përshkak rrezikut për ikje dhe për mundësi të ndikojë ndaj dëshmitarëve.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...