Shkup, 13 nëntor, zhurnal.mk – Prokuroria themelore publike – Shkup po bën kontroll dhe grumbullim të dokumentacionit, i cili do të ndihmojë gjatë konfirmimit të fakteve dhe ndriçimit të rastit për import paralel të ilaçeve dhe nuk bëhet fjalë për bastisje, thonë për MIA-n nga Prokuroria.
Prej aty potencojnë se lënda për import paralel të ilaçeve është hapur pas informatës së arritur në Prokurorinë themelore publike – Shkup, e më vonë gjatë procedurës parahetuese lënda është dorëzuar në veprim kompetent në Prokurorinë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Për lëndën po ndërmerren veprime parahetuese kohë më të gjatë. Aktivitetet e sotme të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë rezultat i urdhërave paraprakisht të dhëna nga ana e prokurorit për këtë lëndë, të cilat për shkak të gjendjes aktuale me pandeminë, nuk janë realizuar deri tani. Në këtë rast nuk bëhet fjalë për bastisje, por për kryerje të kontrolleve dhe grumbullimin e dokumentacionit, i cili do të ndihmojë gjatë konfirmimit të fakteve dhe ndriçimin e rastit”, thonë nga Prokuroria.
Inspektorët policorë nga Sektori për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të MPB-së, paradite me urdhër të Prokurorisë kanë hyrë në hapësirat e kompanisë për ilaçe “Panovski”.