Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Prolongohet diskutimi për Maqedoninë e Veriut në BE, a po jepet mundësi për Marrëveshje mes Shkupit e Sofjes?

Shkup, 5 nëntor, zhurnal.mk – Përfaqësuesit në Bruksel të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian diskutimin për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut e prolonguan për të premten. Komiteti i Ambasadorëve të vendeve anëtare të unionit që zakonisht i përgatit vendimet për ministrat, duhej dje të diskutonin për mundësinë e hapjes së negociatave aderuese me vendin, transmeton Zhurnal.

Por vendimi për prolongim, siç mësohet, është marrur që të mundësohet hapsirë për përpjekjet diplomatike që udhëhiqen në relacion Berlin-Sofje që të bindet pala bullgare të mos e bllokon hapjen e negociatave me Shkupin.

Nesër është dita e fundit në të cilën do të duhej të afrohen qëndrimet, sepse inistrat duhet të mblidhen të martën e ardhshme, 10 nëntor dhe atëherë do të duhej formalisht të miratohet vendimi politik për hapjen e negociatave aderuese me vendin me atë që konferenca ndërqeveritare do të mbahej në dhjetor në suaza të kryesimit gjermana me unionin.

Ndërkohë, vijojnë përpjekjet diplomatike që po i udhëheqë Gjermania përmes bisedave telefonike me kryeministrin bullgar Bojko Borisov, kancelarja gjermane kontakton edhe me kryeminstrin maqedonas Zoran Zaev. Edhe presidenti gjerman Shtajnmajer u kyç në bisedimet dhe po dëgjohet me presidentin bullgar Rumen Radev dhe Stevo Pendarovski. Deri më tani pala bullgare si duket mbetet në qëndrimet e njejta.

Këtë e konfirmoi edhe ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zakharieva e cila pas takimit me shefin e diplomacisë maqedonase Bujar Osmani dhe zv/kryeministrin Nikolla Dimitrov, tha se ka përparim por ata ende nuk janë të përgatitur të lejojnë fillimin e negociatave me Shkupin. Zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski nuk dha detaje. Tha se po zhvillohen negociata në grupe punuese nga ministritë për punë të jashtme të të dyja vendeve, por siç tha “në interes të këtij procesi nuk do të duhet të jepen detaje”.

Qëndrimi i Qeverisë është se nuk ka nevojë për marrëveshje të re ose aneks të marrëveshjes për fqinjësëi të mirë me Bullgarinë, tha zëdhënësi qeveritar duke potencuar se vendi e respekton marrëveshjen e vitit 2017 dhe mbetet në qëndrimin se është një kornzë e shkëlqyeshme dhe ofron instrumente që të menaxhohen çështje për të cilët Sofja zyrtare ka një llojë brengosje.

“Jemi të përgatitur të pranojmë sqarime në këtë drejtim dhe apelojmë dhe do të dënojmë gjuhën e urrejtjes në të dyja vendet dhe dëshirojmë ti ftojmë së gjithë aktorët politik të mbështetin këtë apel dhe bashkë të parandalojmë ndonjë llojë urrejtje në çfarëdo drejtimi, që do të ndikonte në çfarëdo mënyre, në negociuesit ose në Komisionin që po merret me çështjet historike”, tha zëdhënësi Arsovski duke shtuar se dilemat për çështjes historike duhet ti zgjidhin ekspertët të të dyja vendeve.

Ajo që Zakharieva potencoi pas takimit në Berlin është se ato kërkojnë ndonjë formularë për gjuhën maqedonase. Bullgaria pozicionin e saj e qartësoi në memorandumin që e dorzoi te vendet anëtëare të BE-së ku potencuan se gjuha maqedonase është normë e gjuhës bullgare. Kryeministri Zaev në intervistë për Sitel tha se “lidhur me gjuhën duhet të vazhdojmë me marrëveshje bilaterale.

“Për ne gjuha maqedonase është në përputhje me Kushtetutën dhe gjuha bullgare në përputhje me kushtetutën e tyre. BE e pranon gjuhën maqedonase, është tanimë në përkthimet e mbledhjeve të cilët mbahen në institucionet evropiane.

Zëdhënësi Arsovski, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tha se tanimë është e qartë se gjuha maqedonase dhe identiteti janë fakte të konfirmuara nga Kombet e Bashkuara dhe se Qeveria vlerson se për këtë nuk duhet të ketë dilema.

Çështja e dytë në të cilën insiston pala bullgare është identiteti maqedonase ose siç precizoi Zakharieva pas takimit me Osmanin muajin e kaluar në Sofje se “tani është e patjetërsueshme nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut të pranohen realitetet historike lidhur me procesin e krijimit të identitetit të ri kombëtar”.

Në memorandumin, Sofja vërteton se gjuha maqedonase ose grupi etnik nuk ka ekzistuar deri më 02.08.1944,ndërsa formimi i kombit maqedonas është projekt i Beogradit mes dy luftrave botërore për të groposur identitetin bullgare dhe krijimin e “jugoserbe” të re e cila nuk pati sukses, por pastaj lideri komunist Josip Broz Tito pas luftës së dytë botërore, ka forsuar identitet të ri, këtë herë maqedonas. Në deklaratat publike të politikanëve maqedonas insistojnë që çështjet për hostorinë të iu lënë historianëve nga komisioni i përbashkët maqedono-bullgar puna e së cilës Sofja nuk është e kënaqur, ndërsa Shkupi shpreh kënaqësi.

Ish Ambasadori në NATO, Nano Ruzhin vlerson se një nga çështjet që mund të tejkalohet është edhe insistimi i Bullgarisë të përdoret emri i tërësishëm i shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut, për arsye se siç thotë fqiu lindorë me këtë dëshiron të sigurohet se vendi nuk ka pretendime teritoriale ndaj tyre.

“Mendojë se kjo çështje nuk është problem, kjo dosie do të zgjidhet dhe këtu mund të gjinden shprehje diplomatike që të tejkalohet”, thotë Ruzhin.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...