Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Promovohet protokolli për mbrojtje nga Covid-19 në Gjykata

Shkup, 3 nëntor, zhurnal.mk – Kryetari i Shoqatës së Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë, Xhamail Saiti sot i promovoi protokollet e Gjykatës Penale dhe Civile në Shkup.

Siç potencoi ai, në Maqedoninë e Veriut nuk ka kushte që gjykimet të zbatohen online për shkak të mungesës së pajisjeve.

“Në radhë të parë pengesë janë ligjet, posaçërisht procedura penale dhe është e domosdoshme përshtatja e tyre. Mendoj se edhe gjykatat nuk kanë pajisje teknike për të zbatuar gjykime duke përdorur internet teknologjinë”, theksoi Saiti.

Ndrysje, ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq më herët deklaroi se duhet të ketë gjykime online për shkak të pandemisë dhe nëse këtë mund ta bëjë sistemi arsimor, të njëjtën mund ta bëjë edhe gjyqësia.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...