Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Protesta të VMRO-së para Qeverisë, MPJ dhe Drejtësisë

Shkup, 3 dhjetor – Në organizim të VMRO-DPMNE-së sonte para Qeverisë dhe para ministrive të Punëve të Jashtme dhe të Drejtësisë u mbajtën protesta nën moton “Dorëheqje për Zaevin, liri për popullin”.

Në paraqitjen në protestën para Qeverisë, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski kërkoi dorëheqje nga kryeministri Zoran Zaev dhe përfaqësuesi special i Qeverisë për Bullgari, Vllado Buçkovski dhe siç tha “të ndalojnë ta shesin shtetin, dhe t’i ndryshojnë librat dhe historinë e Maqedonisë”.

Nga protesta para MPJ-së, anëtari i KE i VMRO-DPMNE-së, Stefan Andonovski porositi se asnjëherë as që ka menduar se ndonjëherë do të protestohet për identitet të formuar njëherë i cili është trashëguara me dekada.

Sipas tij, përfaqësuesi special i Qeverisë Buçkovski, kryeministri Zaev dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dëshirojnë të negociojnë për punë për të cilat nuk negociohet.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Rashella Mizrahi prej para Ministrisë së Punëve të Jashtme porositi se qytetarët duhet ta “kundërshtojnë Zoran Zaevin dhe politikat e tij të këqija dhe anacionalizmin”.

“Politikat e Zaevit qojnë kah humbja e identitetit, gjuhës dhe historisë. Nëse humbet kjo humbet Maqedonia”, tha Mizrahi.

Në paraqitjen në protestën e njëjtë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski bëri thirrje për bashkim të të gjithë qytetarëve kundër, siç tha, “politikave të dëmshme të Zoran Zaevit”.

Në paraqitjen në protestë para Ministrisë së Drejtësisë, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Darko Kostovski porositi se ekonomia “nuk ka qenë asnjëherë më e keqe, sistemi shëndetësor për çdo ditë po kapitullon, ndërsa sistemi arsimor është në krizë të rëndë”.

Kostovski e akuzoi kryeministrin Zoran Zaev për “luajtje me identitetin maqedonas kombëtar”.

Në protestën e njëjtë aktori Toni Mihajllovski porositi se tani është koha për bashkim dhe kundërshtim të “tradhtarit Zoran Zaev”.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...